Izraeli s’e ndryshon qëndrimin, s’e njeh pavarësinë e Kosovës

Ambasadorja e re e Izraelit në Serbi Alona Fisher Kamm ka porositur se Izreali s’e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

“Do ta them shumë qartë: Pozicioni ynë nuk ka ndryshuar e ai është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher Kamm për gazetën “Blic” të Beogradit.

E pyetur nëse Serbia mund të mbajë marrëdhënie të mira sikur me Izraelin edhe me Moskën e Washingtonin, Kamm është përgjigjur: Ne kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, Kinën, SHBA, Europën dhe me shumë shtete të tjera në botë.

Ajo në vazhdim ka thënë se do të përpiqet për shtimin e marrëdhënieve ekonomike Izrael- Serbi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme