Një gazetar i një radioje lokale në Gaza të Palestinëns, ka humbur jetën pas sulmeve me raketa të Izraelit.
Mediat e huaja raportojnë se nga bombardimet luftarake në rrethin Sheikh Ridvan të Gzas, u shkatërruan tre shtëpi, në një prej të cilëve, humbi jetën dhe gazetari Yusuf Abu Hussein, i cili punonte në radion lokale “Zëri i Kudsit”.
Me vdekjen e gazetarit, numri i viktimave në sulmet ndaj Rripit të Gzas ka shkuar në 221.
Gjithashtu avionët luftarakë bombarduan një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jibalya në veri të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet e zonat përreth.