Ani pse raportit për demarkacion është tashmë në Kuvend nuk ka gjasa që kjo marrëveshja të merr dritën e gjelbër nga ana e deputetëve, ngase filluar prej kryeministrit Ramush Haradinaj, e shumicës së deputetëve pretendojnë se me këtë marrëveshje vendi humb 8000 hektar tokë.
Çfarë do të ndodh me këtë marrëveshje? A do të rikthehet e gjitha nga fillimi? Çfarë duhet të bëjë Qeveria në lidhje me këtë çështje? E sqaron Albert Krasniqi nga KDI, për lajmi.net.
“Nëse marrëveshja nuk ratifikohen prej Kuvendit dhe ajo shkon vetëm një herë në votim, atëherë duhet qeveria të nisë rinegocim me Malin e Zi, nuk ka ndonjë opsion tjetër, ose nëse dy shtetet pajtohen atëherë marrëveshja të shkojë në Arbitrazh”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai tha se marrëveshjet e mëparshme që janë rikthyer në rivotim në të shumën e herëve kanë qenë ndryshimet në marrëveshje, nëse ishte e lejueshme.
“Praktikat në Kosovë i ka quar marrëveshjet në rivotim, ka pasur marrëveshje të ndryshme të cilat nuk janë ratifikuar në Kuvend, andaj i kanë kthyer më shumë se një herë. Mirëpo, arsyet pse nuk kanë kalu ka qenë mungesa e mobilizimit të deputetëve ose ndryshimi diçka në marrëveshje”, ka thënë Krasniqi.
Marrëveshja e nënshkruar me Malin e Zi për demarkimin e kufirit me Kosovës është nënshkruar mes dy shteteve, në pajtim të të dyja palëve dhe nuk guxon të ketë ndryshim nëse pala malazeze nuk pajtohet. Në lidhje me këtë Krasniqi thotë:
“Në rastin e demarkacionit, duhet të bëhen të qarta arsyet për të cilat ka kundërshtime me tentu qeveria me i adresu ato dhe me e rikthy në Kuvend. Në rrethana në Kosova si veprohet dhe si zhvillohet jeta parlamentare, mund të ndodh se marrëveshja e njëjtë të rikthehet prapë në Kuvend edhe pse një herë ajo refuzohet”, tha me tutje ai.
Me pas, Krasniqi tha për lajmi.net se nëse ky version i demarkacioni nuk kalon është fitore e Haradinajt, por humbje e PDK-së.
“Qeveria përbëhet prej dy partive politike që kanë qëndrime të ndryshme për demarkacionin, andaj nëse nuk kalon ky version është fitore për Haradinajn, në anën tjetër është humbje për PDK-në sepse ata kanë insistu se versioni aktual është i mirë”, ka thënë ai.
Cilido variant, kaloj apo nuk kalojë, sipas Krasniqit, qeveria duhet të ketë pjesën e saj të përgjegjësisë sidomos nëse kalon për kryeministrin Haradinaj, i cili ka ardh në pushtet në saje të kësaj kauze. /Lajmi.net/