Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton nga njëra anë, politika po ashtu ka “marrë në dorë” fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fund të seancës maratonë të ditës së enjte në Parlament, janë miratuar edhe emrat e deputetëve që do të përbëjnë komisionin hetimor për veprimin dhe mos veprimin e institucioneve rreth çështjes së drogës, përfshirë edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga Partia Socialiste, anëtarët do të jenë: Ermonela Felaj, Klotilda Ferhati, Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Xhemal Qefalia dhe Bashkim Fino.
Nga opozita, PD ka 4 anëtarë: Enkelejd Alibeaj, Myslim Murrizi, Flamur Noka dhe Edi Paloka, ndërsa një është i LSI, Endrit Brahimllari.
Ndërkohë Saimir Tahiri nuk e shqetëson asnjë nga këto lëvizje, si nga prokuroria e politika. Gazeta Shqiptare ka siguruar këtë foto teksa ish-ministri rri në një kafe tek zona e “Komunës së Parisit” me dy persona të tjerë.
Në telefon në dorë Tahiri duket që flet me dikë, por më shumë se kaq nuk mund të zbulojmë.