Ky aplikacion do të lejojë përdoruesit që të kërkojnë më shumë fotografi dhe video të njohura si “Snaps” dhe të postuara në “Our Story”, si edhe të krijojnë “Stories” të reja duke përdorur elementët e veçantë dekorativ.
Ndryshimet erdhën si kundërsulm për rivalin kryesor Facebook, i cili inkurajoi përdoruesit të postojnë më shumë fotografi dhe video si edhe t’i rregullojnë ato duke përfshirë stickers-at dixhital, të cilët tregojnë influencën e Snapchat.
“Our story” lejon përdoruesit të postojnë më shumë Snaps, si pjesë e një koleksioni të madh publik , të cilët do të jenë në gjendje që të lundrojnë dhe të shikojnë postimet publike, duke bërë update-t e fundit.
Përdoruesit, të cilët do mund të lundrojnë kërkimin në pothuajse një million Snaps, do të kenë mundësi që së shpejti të kenë ndryshimet e reja.