Përvec tjerash, në raport përmendet edhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili më 4 janar u arrestua në Francë sipas një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
“Arrestimi i Haradinajt, ish kryeministër i Kosovës, nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar”, thuhet në raport.
Tutje përmend edhe provokimi i Serbisë më tren, duke u përmendur edhe ngjyrat e trenit sipas flamurit serb dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”.
Edhe demarkacioni me Malin e Zi është përmendur në raport, duke u potencuar tensionet ndërmjet partive opozitare dhe atyre në pushtet. Aty thuhet se bllokimi i nga opozita ka penguar përparimin në shumë çështje sa i përket të drejtave të njeriut, arritjen e qëllimeve qeveritare, duke përfshirë edhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi..
Ky është raporti i parë për Kosovën i sekretarit të ri të OKB-së, Antonio Guterrez, i cili nga 1 janari e ka zëvendësuar Ban Ki Moon-in