Ja cila është perimja e jetëgjatësisë

Nëse ju pëlqejnë ushqimet djegëse, tani keni një arsye më shumë përse t’i konsumoni. Ato ju ndihmojnë të jetoni më gjatë.
Prej kohësh është provuar se speci i kuq djegës është shumë i mirë për trajtimin e disa sëmundjeve si sëmundjet kardiovaskulare dhe iktusi. Por dobitë e tij lidhen drejtëpërdrejtë me jetëgjatësinë e njeriut.

Shkencëtarët e University of Vermont (SHBA) analizuan të dhënat e një studimi afatgjatë, ku u vëzhguam për 23 vite zakonet e ushqyerjes së 16 mijë amerikanëve. Vdekshmëria totale e personave që kishin konsumuar spec të kuq djegës ishte 21.6%, ndërsa tek ata që nuk kishin konsumuar spec djagës ishte 34.6%. Një shifër e pabesueshme, por e vërtëtë. Konsumi i përjavshëm i specit djegës shton me 13% mundësinë që ju të jetojnë më gjatë.

Sipas studiuesve, në sipërfaqen e jashtme të trupit tonë gjenden qeliza të specializuara që quhen receptorët potencialë të përkohshëm.Këta receptorë përthithin të parët kapsaicinën, përbërësin kryesor të specit djegës. Kapsaicina i lejoj metabolizmit të njeriut të ndryshojë fluksin e qarkullimit të gjakut në zemër.
Speci djegës ëprmban po ashtu edhe ushqyes të tjerë si vitamina B, C, provitamina A si dhe përbërës me përmbajtje anti-bakteriale që mbrojnë florën e e zorrëve, zemrën dhe stomakun.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme