Nëse ligji për gjuhët që u votua ditë më parë në kuvend edhe zyrtarizohet, Maqedonia hyn në grupin e dhjetëra vendeve europiane ku ka më shumë se një gjuhë zyrtare, përcjell Aktuale.mk.
Listën e kryeson Zvicra (gjermanisht, frengjisht, italisht dhe romashe në disa pjesë të vendit), dhe Holanda (holandisht, gjuha frizike, saksone, papiemante plus edhe në dy komuna gjuha angleze) ku fliten nga katër gjuhë zyrtare.
Në Belgjikë zyrtare janë tre gjuhë: gjuha holandeze, fringe dhe gjermane. Dy gjuhasore janë Bjellorusia (bjellorusisht dhe rusisht), Finlanda( finlandisht dhe suedisht), Qiproja( greqisht dhe turqisht), Kosova ( shqip dhe serbisht), Irlanda (irlandisht dhe anglisht) dhe ishujt Faroe ( gjuha faroe dhe danisht ).
Në vende të tjera ka një gjuhë zyrtare në gjithë territorin porn ë pjesë të caktuara u mundësohet pakicave të flasin gjuhën e tyre sikurse në Austri, Çeki, Hungari, Sllovaki, Estoni dhe Spanjë.