Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë një deklaratë e cila mund t’i duket e çuditshme shumë shqiptarëve të Kosovës marrë në konsideratë qëndrimet e mëparshme kundër Pavarësisë së Kosovës. Por, cila është e vërteta e saj?
Vuçiq deklaroi mbrëmë në TV Happy se “Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet.”
Por, cilat janë në të vërtetë arsyet e këtij entuziazmi mbështetës nga Vuçiq?
Kryeministri Albin Kurti së fundi vizitoi presidentin francez Emmanuel Macron por nuk ia doli të merrte një zotim prej tij për çështjen e vizave.
Ajo që një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës nuk e dinë, sidoqoftë, është se me regjimin e vizave e pësojnë edhe qytetarët serbë të Kosovës.
Madje, edhe nëse këta qytetarë serbë rezidentë në Kosovë kanë pasaporta serbe, ata i nënshtrohen regjimit të vizave njësoj si qytetarët shqiptarë rezidentë në Kosovë. Dhe, pikërisht një gjë e tillë mund të jetë edhe arsyeja bazë pse Vuçiq mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, ose të paktën pse deklarohet se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.