Ja çka po kërkon Vuçiq nga shqiptarët

“Nëse bëjmë aksin e paqes dhe stabilitetit në linjën Veri-Jug në Ballkanin Perëndimor, në mes të dy kombeve më të mëdha, serbët dhe shqiptarët, gjatë 100 viteve të ardhshme kemi zgjidhur 80 për qind të problemeve tona politike”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ai njoftoi se në shtator, do të përpiqet që të “institucionalizojë më tej dialogun e brendshëm në të gjitha forumet”.

“Ne ende kemi një marrëdhënie të rëndësishme me boshnjakët. Çdo gjë tjetër do të mbajmë nën kontroll”, tha Vuçiç për TV Pink, duke shpjeguar se pse ai e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm dialogun e brendshëm për Kosovën, në të cilin ka ftuar një rreth të gjerë të aktorëve të jetës shoqërore dhe politike në Serbi.

Ai ka vënë në dukje se është i gatshëm që të marrë pjesë në gjetjen e një kompromisi kur është fjala për Kosovën, “një zgjidhje që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët”, dhe theksoi se “sot ne nuk vendosim vetëm për të kaluarën tonë, por gjithashtu edhe për tashmen tonë dhe për të ardhmen tonë”.

Është e rëndësishme, ka thënë Vuçiç, se me shqiptarët kemi marrëdhënie të mira dhe se duhet t’i rregullojmë ato një herë dhe përgjithmonë, dhe jo të mbajmë një konflikt të ngrirë.

Presidenti serb u shpreh se shpresa e tij nuk është e madhe, por ajo ekziston, dhe se në hapjen e çështjeve të tilla nuk do të ishte treguar i ngurtë sikur të mos kishte një shpresë të tillë.

“Kjo është ajo që kam thënë, edhe pse unë e di se çfarëdo kompromisi që të bëni, Serbia nuk ta falë për këtë dhe e di se cilat janë pasojat personale dhe politike për atë të i cili do të marrë pjesë në të”, theksoi ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme