Në ditët në vijim masa të ftohta ajrore që po depërtojnë mbi Evropë nga Atlantiku, pritet të shtrihen edhe mbi rajon, duke zbritur në fillim të javës temperaturat në vlera mesatare për këtë periudhë kohore.
Minimalet do të luhaten nga 10 deri në 13 gradë celsius, e ato maksimale do të zbresin nga 25 gradë celsius të shtunën, deri në 18 gradë celsius, në fillim të javës.
5.05-6.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Të shtunën priten zhvillime të shtrëngatave me shi që do të jenë të shpërndara mbi territorin e vendit tonë, ndërsa ditën e diel pritet të jenë më të përhapura. Vende-vende reshjet parashihet të jenë më intensive.
7.05 – Mot kryesisht me vranësira dhe të reshura lokale shiu, me mundësi edhe për bubullimë.
8.05-9.05 – Të martën mot me vranësira dhe diell, pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të shpërndara shiu, kryesisht në orët e pasdites. Sipas Prishtina Ëeather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-13m/s.
Shtypja atmosferike, do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të pësojë rënie.