Ja e vërteta e vrasjes në Vlorë! Shoku i autorit të vrasjes: Shkak, një shuplakë (Video)

Na erdhi në tavolinën tonë me mendjemadhësi dhe na qëlloi me pëllëmbë. Aty reaguam ne”.

Kjo ka qenë një pjesë e rrëfimit që ka bërë për hetuesit ditën e sotme 19-vjeçari Gani Tozaj i arrestuar në Vlorë si bashkepunetor ne vrasjen e Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç.

Ky rrëfim dhe dëshmi nga vendgjarja hedhin dritë mbi vrasjen e ndodhur mbrëmjen e datës 20 prill në një lokal në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës.

Gani Tozaj, i arrestuar si bashkepunetor në vrasje ka treguar çdo detaj mbi ngjarjen duke ndërtuar skemën sipas tij të krimit.

Pas marrjes në pyetje të Tozajt zbulohet se gjithçka ka nisur pas një sherri të çastit.

Viktima Ergys Gjioveshaj ka shkuar në tavolinen e autoreve ku ka qëlluar me pëllëmbë 19-vjecarin dhe shokun e tij Aranit Kondaj (në arrati), 37 vjeç me të cilin Tozaj ka qenë në tavolinë.

Dëshmitarë thanë se sherri ka ardhur pas një debateve verbale mes viktimës dhe autorëve të vrasjes.

Sipas tyre, djemtë po shiheshin shtrembër me njëri-tjetrin por nuk përjashtohet dhe pista që shkak mund të ketë qenë një vajzë.

19-vjecari në pranga rrëfen se shkaku që gjakrat u nxehen më shumë u bë pëllëmba që mori në fytyrë nga Ergys Gjiveshaj.

Sipas Tozaj, Gjioveshaj ishte ulur me dy miq në lokal dhe po ngacmonte me fjalë atë dhe disa shokë të tij.

Ergysi ishte ulur dy tavolina më tutje dhe bëmë fjalë. Ai erdhi drejtim nesh dhe më vuri dorën në sup. Aty unë i hoqa dorën nga supi kurse ai ma ktheu me pëllëmbë, mua dhe Aranitit. Aty ne reaguam”, tha Tozaj në dëshminë për hetuesit.

Menjëherë pas kësaj nga tavolina e Ganiut janë nxjerrë armët dhe është qëlluar në drejtim të 33-vjeçarit Gjioveshaj, por sipas policisë edhe një prej shokëve të Ergysit mund të ketë nxjerrë armën dhe të ketë qëlluar në drejtim të autorëve të vrasjes.

Vlorë, vrasja për një shuplakë autori në arrati, si ndodhi ngjarja
Prokuroria zbardh skenën e krimit të dy ditëve më parë në Vlorë, ku një person mbeti i vrarë dhe 3 të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt i çastit dhe më saktë një shuplakë mes viktimës dhe autorëve të ngjarjes.

Ndërsa Gani Tozaj ka pranuar përfshirjen në këtë ngjarje, prokuroria ka zbardhur se Ergys Gjioveshaj humbi jetën, pasi në drejtim të tij u qëllua 18 herë nga Aranit Kondaj, por 6 plumba i morën jetën.

Ndërkaq, bazuar edhe në dëshminë e një prej autorëve, të Gani Tozajt oficerët e policisë kanë mundur të ndërtojnë të gjithë skenën e krimit.

Sipas policisë, autorët dhe viktima sëbashku me disa persona të tjerë ishin duke pirë në të njëjtin lokal, ku dhe po luhej muzikë live, ku ishte e ftuar këngëtarja Blerina Balili.

Teksa në lokal ndodheshin Gani Tozaj dhe Arjanit Kondaj, vjen viktima sëbashku me disa persona të tjerë.

Pas një lëvizje nga tavolinat brenda lokalit, në pjesën e jashtme ku zhvillohej edhe festa, viktima Ergys Gjivoeshaj shkon në tavolinën e autorëve dhe qëllon me shpullë Gani Tozajn.

Në këtë moment ka ndërhyrë autori i sulmit duke i kërkuar Gjioveshajt të largohej e të mos e prekte Tozajn, për sa kohë ai ishte me të.

Por këtij paralajmërimi viktima i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me shpullë dhe me shkelma edhe autorin Arjanit Kondaj.

Në këtë moment, Arjanit Kondaj është ngritur dhe ka marrë nga çanta armën tip pistoletë dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të 33 vjeccarit, pas plumbave të parë viktima është munduar të largohej por Kondaj e ka ndjekur duke e qëlluar sërish deri sa i ka marrë jetën.

Sulmit të Kondajt i është kundërpërgjigjur një prej miqve të Gjioveshajt, i cili ka qëlluar në drejtim të dy autorëve, por pa i plagosur.

Pak pas ngjarjes policia arriti të arrestojë Gani Tozajn, i cili ishte fshehur në banesën e vëllait të Arjanit Kondajt.

Tozaj ka hedhur dritë edhe mbi detajet e këtij krimi duke u rrëfyer para policisë për vrasjen e Ergys Gjioveshajt dhe plagosjen e tre shtetasve të tjerë.

Kamerat dhe atletet me gjak ‘mberthejne’ 19-vjecarin
Gjatë kqyrjes së pamjeve të kamerave të lokalit ku ka ndodhur vrasja e 20 prillit dolën edhe fakte të reja qe sollen dhe identifikimin e autoreve.
Nga kamerat, hetuesit paten nje imazh te qarte te dinamikes se ngjarjes dhe autoret kryesore ne te.

Pas arrestimit të shtetasit Gani Tozaj si bashkepunetor ne vrasje, është shpallur në kërkim edhe Aranit Kondaj 37 vjeç, i cili qelloi per vdekje 33-vjeçarin.

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe shtetasi E.S. 25 vjec, për moskallëzim krimi.

Arrestimi i Gani Tozaj ka ndodhur në banesë ku po flinte, rreth 500 larg ambientit ku ndodhi vrasja. Policia në momentin e arrestimit ka gjetur atletet e Tozajt, madje i kishte të veshura dhe ishin të mbuluara me gjak.

Arrestimi është bërë në 6.00 të mëngjesit të 21 prillit, kurse për identifikimin e tij dhe personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje janë parë pamjet e sigurisë së lokalit.

Tozaj është shprehur se kishin njohje me viktimën e tij, madje ky i fundit ulej shpesh në lokalin ku ndodhi ngjarja që i mori jetën.

Mësohet nga informacionet e policisë se mund të jenë shkëmbyer mbi 22 plumba. Gjioveshaj ka humbur jetën pas disa çastesh, sapo ka dalë nga ambientet e lokalit, ndërsa në trup mori 6 plumba.

Të plagosur në këtë ngjarje mbetën aksidentalisht dhe 3 klientë që ishin ngjitur me tavolinat e sherrit.

Plagosen aksidentalisht 3 klientë në lokal
Nga përplasja me armë e të dyja palëve kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë të cilët ishin në lokal.

Ata ishin kliente qe ishin ulur rastesisht ngjitur me tavolinen ku ndodhi perplasja. Te tre personat Florjan Hila 28 vjeç, Arsonel Llanaj 26 vjeç, Arta Lluka 22 vjeç u gjeten te papergatitur nga bresheria e plumbave qe po u shkrehen ne cast.

Pavaresisht se moren mundimin te mbrohen, plumbat nuk i kursyen duke perfunduar ne spitalin e Vlores.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme