Fëmija 4 vjecar nga Mramori i cili kishte humbur mbrëmë, gjatë tërë natës kishte qëndruar në një objekt i cili gjendet afër një antene në bjeshkët e Mramorit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Indeksonline, 4 vjecari kishte fjetur në këtë objekt dhe me t’u zgjuar në mëngjes ishte nisur për në shtëpi, ku edhe është gjetur nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
Tani vogëlushi Erion Gashi gjendet në shtëpinë e tij, pran familjarëve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
4 vjecari ka humbur dje rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë familja, bashkëfshatarët dhe ekipet e Policisë e FSK-së, kanë nisur kërkimin e tij i cili ka rezultuar me gjetjen e tij./Indeksonline/