Ish-drejtori i policisë, Mitko Çavkov pasi që dje pësoi infarkt në zemër tanimë është i shtrirë në një apartament të një spitali privat në Shkup.
Kjo bëhet e ditur nga disa portale maqedonase, të cilat kanë shkruar se ish-shefi i policisë dhe një kohë edhe ministër i brendshëm pas ngjarjeve të 9 majit në Kumanov ka pësuar infarkt në vendlindjen e tij Strumicë, por më pas me urgjencë është sjellë në Shkup, informon INA.
Atij i është vendosur një stent në Klinikën e Kardiologjisë nga ana e specialistit Sashko Kedev dhe më pas është dërguar në një apartament të një klinike private në Shkup. (