Ja ku u rrëzua raketa kineze

Rënia e pakontrolluar e raketës hapësinore kineze Long March 5B kishte krijuar ankth dhe shqetësim te disa vende në rajone të ndryshme të botës.

Fakti që pjesa e mbetur e raketës peshonte 20 tonë kishte krijuar frikë për pasoja të mundshme pas hyrjes në atmosferën e tokës.

Fatmirësisht me hyrjen në atmosferë, shumica e mbetjeve të raketës u dogjën dhe rënia e tyre në Oqeanin Indian nuk solli asnjë problem.

Konkretisht mbetjet ranë në perëndim të ishujve Maldive.

Autoritetet kineze bënë të ditur se rënia e pjesëve të raketës mëngjesin e kësaj të diele nuk krijoi asnjë shqetësim serioz.

Italia ishte në alert gjithë natën dhe mbrojtja civile ishte në punë nga frika e rënies së raketës më të madhe kineze në këtë vend sikurse i njëjti shqetësim ishte edhe për Shqipërinë dhe Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme