Ja kur do të përfundojë autostrada Prishtinë-Hani i Elezit

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie Eble, Shefe i misionit për Kosovë.

Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, duke i dhënë theks të veçantë projektit të Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit – “Arbër Xhaferi”.

Ministri Lekaj theksoi se ne jemi duke u përpjekur që të kryhen projektet duke u bazuar në qarkoren buxhetore sipas afatit të paraparë. E kam thënë dhe po e përsëris se praktikat e deritanishme që e kanë dëmtuar strukturën buxhetore duhet të ndalen, ne duhet të largohemi nga deficiti buxhetor për aq sa na lejojnë ligjet e vendit tonë. Kur është fjala për Autostradën Prishtinë Hani i Elezit, janë tejkaluar pengesat për stërzgjatjen e këtij projekti, afati i përfundimit të kësaj autostrade është zgjatur për një vit, ndërsa punimet e kësaj autostrade do të përfundohet më 31 dhjetor 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme