“Marca” thotë se Gerard Pique nuk po mendon të largohet nga futbolli aktiv.
Qendërmbrojtësi i Barcelonës dëshiron të përfundojë kontratën e tij deri në vitin 2024 dhe të jetë sërish protagonist nën drejtimin e Xavi Hernandez, përcjell ORAinfo.
Barcelona e priste që në moshën 35-vjeçare dhe duke parë se si po ka më pak rëndësi në skuadër, ai do të rishqyrtonte mundësinë e largimit nga klubi verën e ardhshme. Megjithatë, Pique nuk po mendon ta bëjë këtë.
Kontrata e tij zgjat deri në vitin 2024. Pique dëshiron të shohë pjesën tjetër të kontratës së tij me Barcelonën pasi beson se mund të jetë i rëndësishëm si brenda dhe jashtë fushës, veçanërisht për të ndihmuar lojtarët më të rinj./ORAinfo/