Ja kur pritet të përfundojë rinumërimi i 117 kutive

PZAP sot ka vendosur që pas ankesave nga partitë politike, të rinumërohen edhe 117 kuti të votimit.

Një vendim i tillë është miratuar edhe nga KQZ-ja, kurse rinumërimi i këtyre kutive ka filluar në ora 16:00.

Të paktën kështu e ka konfirmuar për lajmi.net, Burim Ahmetaj nga Qendra për Numërim dhe Rezultate.

“Numërimi pritet të fillojë prej orës 16:00, jemi duke e pritur edhe vendimin që të vie nga KQZ-ja dhe PZAP”, tha Ahmetaj.

Ai ka bërë të ditur se sot do të punohet me ndërrim të plotë, duke shtuar se deri nesër procesi do të përfundojë.

“Sot do të punojmë me ndërrim  të plotë dhe të shohim se sa do të mund ta kryejmë procesin. Shumicën besojmë që e kryjmë sonte, pasi s’ka numërim të plotë, se janë 6-7 vendvotime. Besoj që deri nesër mund të përfundohet”, shtoi Ahmetaj nga QNR për lajmi.net

Nga 66 ankesa, PZAP ka miratuar 40, kurse ka refuzuar 26 ankesa. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme