Interi siguron Sommerin, zyrtarizimi javën e ardhshme.
Interi është edhe më afër kompletimit të transferimit të Yan Sommerit nga Bayern Munichi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, tashmë është arritur dhe është në fuqi marrëveshje mes klubeve, shkruan Gazeta Express.
Interi do të paguajë në total 6 milionë euro për transferimin e Sommerit.
Portieri zviceran do të udhëtojë drejt Italisë të dielën për të përfunduar kalimin e tij te “Nerazzurrët”.
34-vjeçari do t’u nënshtrohet testeve mjekësore të hënën dhe pastaj do të pritet vetëm edhe zyrtarizimi.
Siç dihet, Yann Sommer do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me Interin.