Pesë shtetas të Maqedonisë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat e huaja janë arrestuar në Turqi, ka bërë të ditur sot, ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov. Sipas tij aksioni është realizuar më 12 gusht në Aksaraj të Turqisë, në bashkëpunim me policin e Turqisë, përcjell “SHENJA”.
Siç njoftoi Çavkov tre prej të arrestuarve janë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi, ndërsa sipas tij ata kanë dashur të shkojnë dhe t’i bashkëngjiten ISIS-it. Të arrestuarit janë të moshës 21, 24, 18,19 dhe 20 vjeçare.
“Gjatë aksionit dy prej të arrestuarve kanë tentuar të ikin me çrrastë kanë përfunduar edhe me lëndime të lehta trupore. Pas arrestimit të dyshuarit janë dërguar në Qendrën për pranim në Stamboll”, tha Çavkov.
Ndërkaq janë publikuar edhe fotografit e personave që janë arrestuar: