Ja kush janë vrasësi dhe viktima në objektin e AKI-së

Valon Iberdemaj është personi i dyshuar që ka vrarë me armë zjarri Isa.S  që punonte në bufe të ndërtesës së AKI-së, raporton Insajderi.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pak më herët ka dalur me një deklarim publik në lidhje me vrasjen e ndodhur sot brenda objektit të kësaj agjencie.

Sipas AKI-së vrasja e ndodhur nuk ka të bëjë me çështje të cilat ndërlidhen me veprimtaritë e Agjencionit,

”Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme