Ja llogaritë bankare të “Tigrit” Zbulohen milionat e Ahmetajt në banka. Vendi në krizë, ministri i “Tërmetit dhe Covidit” para me thasë

Zbulohen paratë në banka të Arben Ahmetajt, gruaja e “Tigrit” rrogë 65 milionë lekë nga banka

Arben Ahmetaj, “Tigri” i qeverisë  së “Rilindjes”,  që Rama e caktoi ministër të “Tërmetit” dhe “Koronavirusit”  nuk njeh “krizë” financiare;  vila, apartamente, dyqane, makina dhe para me thasë.

Gjatë vitit 2009, bashkëshortja e “Tigrit” ka fituar mbi 80 mijë euro. 65 milionë lekë i ka marrë si pjesë e bankës  “Intesa San Paolo Bank”. Gruaja e Ahmetajt, Albina Mancka, 23 mijë euro i ka marrë vetëm nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme në  “Samos Tower” dhe “Tuborg”. Ndërsa Ahmetaj,  deklaron 17 milionë lekë nga paga si Ministër i Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit. Ndërkohë zbulohen edhe paratë që Arben Ahmetaj ka nëpër banka. Bëhet fjalë vetëm për paratë që ka deklaruar.

Nëpër banka të nivelit të dytë në Tiranë, Ahmetaj ka 135 mijë euro, depozitë 300 mijë euro, 114 mijë euro, 214 mijë euro, 10 milionë lekë, bashkëshortja  34 milionë lekë bono thesari,  3 772 euro;  vajza llogari me gjendje 13 872 dollarë, 30 mijë euro, 3 259 pound, 36 723 pound dhe 51 571 pound. Gjatë vitit 2009, vajza e Ahmetajt  ka nisur të transferojë një pjesë të parave në bankat në Angli.

Arben Ahmetaj vijon të shesë herë pas here apartamente në Selitë të Tiranës. Nuk dihet me saktësi sa apartamente ka në pronësi Ahmetaj dhe bashkëshortja e tij në Selitë. Arben Ahmetaj ka gjithashtu vilë në Qerret 150 milionë lekë, pasuri në Tiranë 390 mijë euro, vilë 90 milionë lekë, vilë 50 milionë lekë, apartament 120 m2, vilë 74 m2, apartament 75 mijë USD, 3 000 m2 tokë në Tiranë, apartament 200 m2+ 60 m2 zyra+3 parkingje, makinë 30 mijë euro etj.

Këto janë vetëm një pjesë të parave dhe pasurive të luajtshme të deklaruara nga  Arben Ahmetaj,  i perceptuar nga publiku si një ndër ministrat më të korruptuar të pluralizmit shqiptar. “Tigri i qeverisë” e ka nisur ‘karrierën’ me skandalin e vjedhjes së impulseve telefonike të “Albtelekom” 18 -vite më parë./Pamfleti

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme