Ja në cilin shtet testi i virgjërisë është kusht për martesë

Një grua nga Taxhikistani e ka hapur zemrën për atë se si brutalisht është rrahur dhe e dëbuar nga shtëpia pasi bashkëshorti e ka akuzuar se nuk ishte e virgjër kur janë martuar, përkundër testit i cili ka treguar ndryshe, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Akuza të tilla mund të kenë pasoja katastrofale për gratë në Taxhikistan.

Mastona dhe burri i saj janë njohur disa javë para martesës së kontraktuar. Dy ditë pas kurorëzimit, burri i saj e ka akuzuar se nuk kishte qenë e virgjër.

“Ka thënë se gruaja e virgjër duhet të derdh gjak gjatë gjithë javës dhe më ka fyer. Ka thënë: “ Me siguri je qepur dhe për këtë ke pasur gjakderdhje vetëm një natë”, ka treguar Mastona.

Mastona tregon se si ai e ka rrahur dhe e ka detyruar që para kamerës të pranojë se ka pasur eksperiencë seksuale para martesës.

“Kam pasur ndjenjë se koka më është ndarë në dysh. Kryesisht më ka goditur në anën e majtë. Më thoshte: “Do të ta rruaj kokën dhe të përzë jashtë. Nëse nuk do të vuash, prano para se të të vras”.

Mastona i kishte kryer testet të cilat kanë konfirmuar se ishte e virgjër para martesës mirëpo kjo nuk e ka bindur bashkëshortin e saj i cili e ka përzënë dhe është shkurorëzuar nga ajo.

Në pyetje të gazetarit se a do të martohet sërish, ajo shprehimisht është përgjigjur se më nuk dëshiron të martohet.

Mastona rrallë del nga shtëpia duke u frikësuar nga akuzat e fqinjëve. Ky është rasti i fundit në Taxhikistan ku çështja e virgjërisë i shkatërron jetët.

Në vitin 2017 Raxhabi Krushed ka kryer vetëvrasje 40 ditë pasi ishte martuar me Zafar Pirov. Testi para kurorëzimit kishte konfirmuar se është e virgjër mirëpo dhëndri nuk kishte besuar. Pirov është dënuar me shtatë vjet burgim për shkak të shtyrjes në vetëvrasje.

Jokub Said, një gazetar nga Taxhikistani thotë se edhe një rast është shënuar në rajonin Sugd. Testi para martesës ka konfirmuar se nusja nuk është e virgjër dhe kjo ka sjellë deri te tragjedia. Prindërit e vajzës kanë bërë vetëvrasje. Vajza gjithashtu ka tentuar të vetëvritet.

Sipas një sondazhi të bërë kohë më parë, 90 për qind të anketuarve në Taxhikistan kanë pretenduar se testi i virgjërisë është i dëshiruar. Testet zakonisht duhet t’i bëjnë vajzat e reja para martesës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme