Ja përgjimi që PD dorëzoi në SPAK: Kryetari i Vaqarrit në pazar pronash

Belind Këlliçi, kandidati i PD-së, ka publikuar audiopërgjimin e një korrupsioni me tokat dhe krimi zgjedhor në Vaqarr, ku protagonisti kryesor është kryetari i njesisë administrative Gentian Myrta.

“Kështu çirret maska, – shkruan Këlliçi në FB – Audiopërgjimi Myrta”.

“Gentian Myrta, banditi i tokave, njëherazi kryetar i Njësisë Administrative Vaqarr, në pazar pronash! Audiopërgjimi që do të shikoni është vetëm një pjesë nga materiali i plotë që është dorëzuar sot në SPAK. Thirrje SPAK të hetojë plotësisht këtë ngjarje! Qytetarë mos kini frikë! Edhe 3 ditë dhe Shqipëria fiton dhe çlirohet nga Edi Rama.”

Këlliçi tha se shkoi sot në SPAK “për të depozituar fakte dhe prova në lidhje me një kallëzim që ne kemi depozituar para tre ditësh për Gentian Myrtan, kryetar i Njesisë Administrative Vaqarr, pas një denoncimi të një banori të zonës”.

“Sipas nenit 283, si persona në dijeni të faktit, kam bërë detyrën time ligjore dhe kam dorëzuar së bashku me zyrtarë të PD-së kërkesën për hetimin e kësaj ngjarjeje. Kallëzimi ka të bëjë me krim zgjedhor, korrupsion aktiv dhe pasiv, korrupsion zgjedhor dhe do t’i kërkoja SPAK-ut ta hetojë plotësisht atë për ta bërë transparente”.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme