Ja postet kyçe që do të drejtojë shqiptari në qeverinë e re të Malit të Zi

Zdravko Krivokapiç, i mandatuari për Kryeministër të Mali të Zi, pritet të zbulojë sot emrat e kabinetit qeveritar me të cilët do të drejtojë vendin.

Shqiptari Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit, sipas medieve malazeze pritet që të marrë drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, por do të jetë gjithashtu edhe zv/kryeministër.

Nesër do të zbulohen emrat, ndërsa në 2 dhjetor do të bëhet prezantimi i programit në parlament dhe votimi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dritan Abazoviç u kërcënua me jetë.

Kush është Dritan Abazoviç?

Ai u lind më 14 dhjetor 1985 në Ulqin. Vjen nga familja shqiptare Abazi, prej së cilës ka marrë gjuhën dhe kulturën. Fillimisht u shkollua në Ulqin, më pas kreu studimet për shkenca politike në Sarajevë, studime të cilat i përthelloi në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dritan Abazoviç, është një nga tre kryetarët e partive opozitare malazeze, që bashkuan votat për të rrëzuar pas 30 vitesh në pushtet partinë e Milo Gjukanoviç, Partinë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (PDS).

Abazoviç, 34 vjeç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), kjo në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%) duke fituar katër mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

Ai mbështeti koalicionin e nacionalistëve serbë quajtur “Crno na bijelo” (E bardha në të Zezë) me drejtues kryesorë Zdravko Krivokapiç dhe Aleksa Beçiç nga partitë “Për të ardhmen e Malit të Zi” (27 deputetë), dhe “Paqja është kombi ynë” (10 deputetë).

Së bashku ata kanë mundur të bëjnë 41 deputetë, mjaftueshëm sa për të formuar qeverinë, e cila është zotuar të ketë si fokus kryesor integrimin në BE dhe rishikimin e të gjitha ligjeve që nxisin diskriminimin, përfshirë këtu edhe ligjin për liritë fetare, ligj ky që nxiti mjaft protesta nga komuniteti serb në Malin e Zi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme