Ja pse dha dorëheqje Saimir Tahiri

Saimir Tahiri ka dhënë sot dorëheqjen, duke u larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm që e mbante që nga krijimi i qeverisë që doli nga zgjedhjet e qershorit 2013.

Deri pak ditë më parë kryeministri Rama ishte në krah të tij, duke e cilësuar si nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit të tij.

Ndaj dhe për këtë arsye,dorëheqja e tij, duket më shumë si një reagim i detyruar nga faktorë të tjerë.

Dy pikëpyetjet më të mëdha janë: a ka lidhje dorëheqja me protestën e opozitës që prej javësh tashmë qëndron në sheshin përballë kryeministrisë?

Apo ka lidhje me kërkesën e përsëritur edhe pse jo publike të Ilir Metës për largimin e Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të brendshëm.

Në rastin e parë,më shumë se një herë kryetari i PD Lulzim Basha ka ripërësritur se largimi i ministirt të brendshëm nuk do të ndryshojë qëndrimin e opozitës që kërkon një qeveri teknike dhe jo ndryshimin e emrave të kabinetit aktual.

Ndërsa në variantin e dytë,nuk dihet ende se sa mund ta “kënaqë” kjo dorëheqje kryetarin e LSI që prej kohësh edhe pse në mënyrë jo të drejpërdrejtë e ka sulmuar ministrin e brendshëm për kulisa kundër forcës së tij politike apo përmasat e kanabisit në Shqipëri.

Këto pikëpyetje do të marrin përgjigje në orët në vazhdim,kur vetë Saimir Tahiri do të deklarojë publikisht dhe zyrtarisht dorëheqjen e tij. Ndërsa po sot pritet të përcaktohet dhe emri që Edi Rama do të përzgjedhë për të drejtuar ministrinë e brendshme./Opinion.al- Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme