Pas polemikave të shumta mes VMRO-së kundër fondacionit “Soros”, është kërkuar që të bëhen të ditur të ardhurat e drejtuesve të këtij institucioni në Maqedoni.
Fani Karanfilovska, presidentja e fondacionit, për 2014 ka pranuar financime bruto me vlerë 2.030,118 denarë. Kjo shumë ka qenë e paraparë për pagesën e rrogave dhe përfitimeve shtesë, njofton “Kurir”. Në bazë të kësaj shume vetë Karanfilovska ka pasur rrogë prej 169.000 denarë ose rreth 2750 euro në muaj, shkruan ilirianews.mk
Në 2015 të ardhurat janë rritur ndjeshëm për rreth 25 përqind në 2.503,145 denarë, ndërsa rroga mujore e saj ka arritur në 3400 euro në muaj ose për dy vjet të ardhura prej 4.533,263 denarë ose rreth 73.000 euro. Kjo është e barabartë me dhjetë rroga mesatare të një qytetari në Maqedoni, që Fani e ka marrë për një muaj.
Po ashtu, edhe antari kryesor i “Soros” në Maqedoni, Vladimir Milcin në 2014 ka marrë rrogë 3600 euro.
Përndryshe pjesë e të ardhurave të majme nga fondacioni “Soros” është edhe bashkëshortja e Gjorgji Lazarevski, Spomenka Lazarevska. Në 2014 dhe 2015, ajo ka marrë 2.468,578 dhe 2.604,900 denarë financime respektivisht ose rreth 82.495 euro për dy vite së bashku. Fondacioni “Soros” akuzohet se përmes financimeve të errta mundohet të kontrollojë pushtetin në Maqedoni.