Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës bëri sot me dije për publikun transparencën për “Rrugën e Kombit”, duke theksuar se tarifa që do të paguhet për të është 4.16 euro pa TVSH, ose 3.63 euro cent.
Në një dalje publike para mediave, zëdhënësi Arbër Hitaj informoi publikun se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zgjodhi kompaninë më kapital financiar më të madh.
“Tarifa për ‘Rrugën e Kombit’ është 4.16 euro pa TVSH, 3.63 euro cent për rrugën Milot-Morinë. Dëshirojmë t’i themi opozitës se tarifa e rrugës ishte 8 euro”, tha Hitaj.