SHBA ka 2,000 trupa në Siri dhe 5,200 në Irak, njoftoi Pentagoni të mërkurën, duke hedhur dyshime mbi numrat e shpallur zyrtarisht muajin e kaluar.
Një njoftim i Pentagonit të mërkurën zbuloi se SHBA ka 2,000 trupa në Siri – katër herë më shumë se zyrtarët e kishin pranuar publikisht, ky ishte një konfirmim i vonuar për numrat e trupave që Pentagoni kishte cituar më parë.
Zëdhënësi i Pentagonit Koloneli i Ushtrisë Rob Manning, i cili njoftoi numrin e ri, tha se numrat e trupave tani janë në rënie në Siri.
Manning tha gjithashtu se ka rreth 5,200 trupa në Irak./Periskopi.