Ja sa vota kanë marrë Molliqaj, Ahmeti dhe Ymeri në Pejë

Kanë dalur rezultate preliminare të koalicionit AAK-PSD në komunën e Pejës.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka marrë 10.402 vota në Pejë.

I dyti në listë, Visar Ymeri ka marrë vetëm 571 vota, ndërsa Shpend Ahmeti me numër 110 ka marrë 635 vota.  Dardan Molliqaj me numër 90 ka marr në Pejë 418 vota, shkruan Express.

Ali Berisha, i cili ishte numër 29 ka marrë 4847 vota, ndërsa Bekë Berisha me numër 44 ka marrë 2274 vota.

Kandidati Gazmend Syla në këtë listë del që ka amrrë 3461 vota.

Lista e plotë:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme