Në zgjedhjet e 2014-s, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) së bashku me partnerët e saj kishte dalë partia më e votuara. Kjo parti në vitin 2014 kishte arritur të marrë 222 mijë e 181 vota.
Pas PDK-së, e dyta me vota doli Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 184 mijë 549 vota.
Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje! arriti të merret 99 mijë e 398 vota të qytetarëve, pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 69 mijë e 793 vota dhe Nisma për Kosovën 37 mijë e 680 vota.
Këtë vit zgjedhjet e parakohshme janë caktuar të mbahen më 11 qershor. Në këto zgjedhje do të shihet fuqia e secilës parti politike.