Ja sa vota morën kandidatët e Nismës në Malishevë (Foto)

Malisheva del të jetë ‘gjah’ i plotë për kandidatët për deputet nga Nisma për Kosovën. Kandidatët e kësaj partie del të kenë marrë shumicën e votave në këtë anë. ORAinfo ka sigurar një dokumet ku shihet votat e siguruara nga kandidatët e Nismës në këtë komunë.

Listës i ka pri Fatmir Limaj i cili ka marrë 8 mijë e 54 vota, njofton ORAinfo. I dyti me vota në këtë komuna ka dal Haxhi Shala me 6 mijë e 83 vota.

Ndërsa Enver Hoti ka marrë 5 mijë e 877 vota. Vota përafërsisht të njëjta ka marrë edhe Bilall Sherifi. Ndonëse nuk është nga kjo komunë, Zafir Berisha del jetë shumë i pëlqyer në Malishevë. Ai ka marrë 5 mijë e 193 vota.

Ky rezultat tregon se Fatmir Limaj e ka menaxhuar mirë elektoratin e tij në komunën e Malishevës. Nga ana tjetër ORAinfo mëson se Nisma në legjislaturën e re pritet të ketë të paktën 5 deputetë në kuvend. /ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme