Ja se kur do të hiqet taksa ndaj Serbisë sipas Vuçiçit

Lajmi se nga fundi i muajit mars ose fillimi i muajit prill të 2019-s nuk do të ketë kontrolle në kufij mes Kosovës e Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot në një konferencë për media ka thënë se kur në mars nuk do të ketë më kufij mes Kosovës e Shqipërisë, atëherë do të largohet taksa prej 100 për qind.

“Kur kufijtë mes Kosovës e Serbisë largohen në mars, atëherë taksa do të shfuqizohet”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, përcjell Insajderi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se shqiptarët do të përpiqen të realizojnë bashkimin kombëtarë, pra Kosovë – Shqipëri.

“Unë e kuptojë që ata janë duke e realizuar planin e tyre. Kur në fund të marsit t’i largojnë kufijtë mes tyre, ata do të largojnë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe do të thonë se janë të gatshëm të flasin, por nga një pozitë tjetër, Kosova e bashkuar me Shqipërinë”, ka thënë Vuçiqi në konferencën për media, shkruan Insajderi.

Ndryshe, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy ministrave të brendshëm të Kosovës e Shqipërisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte përshëndetur marrëveshjen duke dhënë një afat të mundshëm për heqjen e kufirit mes dy vendeve.

“Që nesër (29 dhjetor) nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, kishte thënë Haradinaj./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme