Dardan Molliqaj ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në deklarimin e pasurisë që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit tregon se në bankë ka vetëm 3 mijë e 606 euro.
Molliqaj sipas deklarimit të pasurisë, nuk ka asnjë pronë të tijën.
Ai ka deklaruar një shtëpi me vlerë prej 60 mijë eurove dhe një truall me vlerë prej 45 mijë eurove, të gjitha këto në pronësinë e prindit të tij.
Molliqaj nuk është borxhli i asnjë banke, pasi që nuk ka deklaruar se ka ndonjë kredi për të paguar.
Kjo është herë e parë që Molliqaj deklaron pasurinë, pasi që këtë mandat ai është zgjedhur deputet.
Deri para këtij mandati ai ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.