Ja si do të betohet Donald Trump

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, janë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President i ri i SHBA’ve.

 

Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale.

Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga Kreu i Gjykatës Supreme në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington.

Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar dhe tash e sa kohë, në ceremoninë inauguruese Presidenti mbanë një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë.

Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur me 20 Janar në mesditë. Nëse data 20 Janar rastisë të jetë e diele, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme.

Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit.

Presidenti do ta ngrish dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, do ta thotë betimin.

“Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme