Ja si mund të bëni biseda sekrete në Viber

Edhe nëse dikush kontrollon telefonin tuaj, nuk do ta kuptoj që po flisni me dikë.

Në Viber ju mund të fshihni biseda specifike të cilat nuk shfaqen më në listën e bisedave dhe mund të hapen vetëm me anë të një kodi të caktuar, transmeton Express.

Për fshehur një bisedë në Viber ndiqni hapat në vazhdim:

1. Hapeni Viber

2. Hapeni bisedën që dëshironi të fshihni

3. Në sistemin iOS (pajisjet iPhone dhe iPad)

3.1. Pas hapit 2, klikoni në emrin e personit

3.2. Pastaj klikoni në opsionin Chat Info & Settings

3.3. Ose thjeshtë duke tërhequr gishtin nga ana e majtë në të djathtë mbi bisedën që dëshironi të fshihni.

4. Për pajisjet android (Samsung, LG etj.)

4.1. Klikoni për disa sekonda mbi bisedën që dëshironi të fshihni dhe aty do ju shfaqen disa opsione

5. Tani klikoni opsionin Hide this chat

6. Vendoseni kodin 4-shifror (tek pajisjet me iOS mund ta bëni edhe me Touch ID

7. Biseda juaj tani është fshehur.

Për të parë bisedën e fshehur, kërkoni kontaktin tuaj dhe pasi që ta klikoni atë do ju kërkoj kodin për ta hapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme