- 1 filxhan çaji me bizele
- 125 gr. karota
- 125 gr. fasule
- 1 kokërr e madhe patate
- 3 gota me majonezë
- Një lugë e vogël me kripë
- Një lugë e vogël piper
- Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
- Tre speca të kuq turshi
- Një lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Zihen të parat fasulet. Më pas presin në kubikë karotat dhe pataten, dhe bashkë me bizelet i hedhim në një enë për zierje.
Kur të jenë gati, hiqen të ftohen. Më pas bashkohen të gjitha perimet e ziera dhe u hidhet vaji i ullirit.
Priten në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat gogozhare.
Hidhet kripa dhe piperi dhe përzihen mirl. Në fund shtohet majoneza, përzihen të gjithë përbërësit bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme. Sallata është gati.