Nëse kolla është e thatë ose me sekrecione, e shoqëruar me mukus të verdhë ose jeshil që zgjat më shumë se 2 javë duhet të dyshoni për një sinozit.
Nëse fëmija frekuenton kopështin apo çerdhen dhe gjatë natës ka kollë por gjatë ditës sillet dhe luan normalisht, nuk duhet të shqetësoheni.
Përdorni aerosolin. Ai do të ndihmojë që sekrecionet të shkrihen, por gjithashtu të njëjtin efekt do të ketë edhe lavazhi nazal, pirja e lëngjeve të ngrohta si edhe konsumimi i një luge mjalt para gjumit nëse fëmija është 2 vjeç e sipër. Mund të lagështoni edhe ambientin me anën e një ene me avull.
Nëse fëmija është alergjik ndaj mykut nuk këshillohet të lagështohet ajri dhe as të lejohet fëmija të luajë në ambient të jashtëm shumë të freskët. Në këtë rast ajrosni shtëpinë për të mos lënë asnjë gjurmë tymi.
LEXO: 5 shenjat e hershme paralajmëruese të goditjeve në tru, shumë nuk i dinë!
Përsa i përket medikamenteve, dhe veçanërisht antibiotikëve, nuk duhet të përdoren pa rekomandimin e mjekut. Në përgjithësi mjeku mund të përshkruajë marrjen e një shurupi qetësues për kollën.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Zakonisht kolla me mukus largohet pas disa ditësh, por në disa raste mukusi mund të bllokojë veshët dhe bronket duke shkaktuar kështu otit ose bronshit. Në këtë rast mjeku mund të këshillojë marrjen e një antibiotiku. Gjithashtu duhet të shkoni në mënyrë urgjente tek mjeku nëse fëmija shfaq vështirësi në frymëmarrje, ka gjendje të përgjithshme jo të mirë, buzët e tij marrin një ngjyrë blu gjatë kollitjes apo ka temperaturë për disa ditë. Edhe pse sekrecionet mund të provokojnë të vjella gjatë daljes së tyre nuk duhet të shqetësoheni.