Mënyra më e vjetër për pastrimin e gurëzave është kur shkojmë te dentisti e kërkojmë këtë lloj shërbimi. Ajo që duam t’ju tregojmë në këtë artikull është kjo metodë e përdorur për shekuj me radhë. Kjo është një mënyrë e natyrshme për të pastruar dhëmbët.
Madje kjo është mënyra e duhur për t’i zbardhur më shumë, pa qenë nevoja të shkoni shpesh te dentisti, apo t’ju ofrojë mishra të shëndetshme, duke larguar bakteret e këqija në gojë.
Ky lloj vaji që përzihet në këtë recetë është me të vërtetë i mirë për shumë arsye, si probleme të lëkurës, dhimbjes së kokës, artritit, astmës, çekuilibrit hormonal, infeksioneve dhe çështjeve të tjera. Këta përbërës shërojnë mishrat e ndjeshme dhe zbardhin dhëmbët.
Si bëhet kjo metodë?
Ajo është e lehtë dhe e thjeshtë. Vetëm merrni 1 lugë gjelle vaj kokosi, vaj ulliri ose vaj susami. Mbajeni në gojë për 20 minuta. Bëjeni këtë herët kur zgjoheni, para se të konsumoni mëngjesin, për rezultate më të mira. Nëse keni probleme më të rënda bëjeni këtë para çdo vakti.
Mund të vendosni edhe 2 lugë gjelle nga ky vaj në gojë dhe shpëlajeni gojën më pas.
Më shumë këshilla:
Nëse nuk ju pëlqejnë aroma dhe shija, shtoni pak vaj esencial sipas dëshirës tuaj. Përdorni nenexhik, kanellë apo ndonjë aromë tjetër. Nëse jeni shtatzënë, bisedoni me mjekun tuaj para se ta bëni këtë.
Si funksionon kjo metodë?
Gjendrat e pështymës kanë shumë toksina dhe me këtë metodë prodhohet akoma më shumë pështymë, toksinat mbeten në vaj dhe ju mund t’i përshtyni jashtë. Vaji i kokosit që gjendet te dyqanet e bimëve mjekësore, ose te dyqanet e erëzave në vendin tonë është antibakterial dhe ka një shije të butë në krahasim me vajrat e tjera, shkruan shije. Por gjithsesi, në rast se keni dyshime apo probleme më të rënda, bisedoni me dentistin tuaj për këtë. Përdorimi i rregullt i kësaj metode do t’i bëjë dhëmbët e lëmuara, të pastra, të bardha dhe të shëndetshme.