Ja si u festua dita ndërkombëtare e fëmijëve në vend

Gazetare: Melihate Rustemi

Fëmijët e çerdheve i dhanë fund kapitullit të parë edukues parashkollor për të vazhduar më tutje si nxënës filloristë, shkruan Alsat.

Festa e tyre e njohur ndryshe si mini-matura këtë herë u shënua duke prezantuar traditën dhe kulturën e vendeve të botës përmes këngës dhe valles të luajtur nga mini-maturantët.

“Ne fidanët e vegjël të çerdhes “Fidani’ u rritëm kaq të mëdhenj dhe tani duhet të shkojmë në shkollë. Prandaj, u mblodhëm sot këtu që të gjithë së bashku ta festojmë minimaturën tone”, tha një fëmijë.

“Unë jam Poema, jam veshur si meksikane. Fustanin ma ka qep shoqja e mamit. Më pëlqen shumë si sillet”, u shpreh një fëmijë tjetër.

“Unë jam minimaturantë, jam veshur si indian. Ne do të vallëzojmë me shokët dhe shoqet si indian”, theksoi një tjetër fëmijë.

Edhe pse të vegjël në moshë, fëmijët thanë se do të ndjejnë mungesën e shoqërisë dhe mësueset e çerdhes.

“Mezi po pres të shkoj në klasë të parë, me shokë e shoqe. Do të më mungojnë shokët e çerdhes”, tha një fëmijë.

Gëzime Bakiu, drejtoreshë e çerdhes “Fidani” tha se çdo investim që bëhet për fëmijët siguron një të ardhme më të mirë për ta.

“Fëmijët janë e ardhmja jonë, nëse investojmë për fëmijët kemi investuar në jetët tona, në familjet tona dhe për të ardhmen e të gjithë ne”, tha Gzime Bakiu, drejtoresh e çerdhes “Fidani”.

Përveç minimturës, fëmijët festuan edhe 1 Qershorin, ditën ndërkombëtare të fëmijëve./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme