Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi ishullin Kos në Greqi dhe që preku edhe disa zona të Turqisë, autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e rrënojave.
Tërmeti shkaktoi të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta
Porti i ishullit është dëmtuar më së shumti, ku përveç lëkundjeve u regjistrua edhe një tsunam.
Mediat greke kanë publikuar foto të asaj që ka ndodhur në ishull.