Jakshiq akuzon Vuçiqin për djegien e selisë e partisë së tij

Marko Jakshiq nga Partia Demokratike Serbe (DSS), ka akuzuar qeverinë e Serbisë dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, për sulmin ndaj selisë së kësaj partie në veri të Mitrovicës.

Në një prononcim për KosovaPress-in Jakshiq ka theksuar se incidenti në selinë e DSS-së, tregon qartë se siguria për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e rrezikuar.

“Sulmi në selinë e partisë tregon se siguria për qytetarët e veriut të Mitrovicës është e brishtë”, tha Jakshiq.

Selia e DSS-së është sulmuar sot në orën 3:00 të mëngjesit. Ende nuk dihen motivi dhe autorët e këtij incidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme