Jakup Krasniqi pas publikimit të raportit të Bulliqit: Po, Mali i Zi fitoi territor nga Kosova

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka thënë se përderisa raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit nuk po e respektojnë krerët shtetërorë të Kosovës, nuk ka pse ta bëjë as Mali i Zi që, sipas Krasniqit, ka fituar territor.

Jakup Krasniqi ka komentuar deklaratat që sipas tij shprehin në Kosovë dyshimet se Mali i Zi mund të marrë parasysh raportin e Shpejtim Bulliqit.

Ai, nëpërmjet në shkrimi në Facebook, ka thënë se raportin e Bulliqit nuk e bëjnë hesap asnjë lider i Kosovës, prandaj edhe s’pret që këtë ta bëjë as Podgorica zyrtare që, sipas tij, me marrëveshjen e Demarkacionit po fiton territor të ri pas 71 viteve.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit:

Kur njeriu dëgjon e lexon në Kosovë se “Mali i Zi s’e bën hesap raportin e Shpejtim Bulliqit”, se ashtu po thotë Podgorica zyrtare, të bënë edhe të qeshesh edhe të qash?!

Pse?

Se raportin e Komisionit Bulliqi, ka kohë që nuk janë duke e bërë hesape, krerët më të lartë, të sotshëm e të djeshëm të Kosovës, madje të njëjtën gjë janë duke e bërë edhe zëdhënësit e tyre në çdo pore të jetës sonë, zyrtare e mediale. Pse mos ta bëjë politika zyrtare e Malit të ZI, që ka fituar territor të ri?!

Po, Mali i Zi ka fituar territor të ri pas plotë 71/72 viteve (1945/46)?! A thua kjo ndodhi vetëm për shkak të padijes sonë?

Nëse kjo është rezultat i padijes sonë, ndoshta na falët?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme