Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka komentuar sërish çështjen e trenit serb.
Ai në një shkrim në ‘Facebok’, ka përmendur një serë elementesh të cilat sipas tij, tregojnë se me hyrjen e trenit në Kosovë do të shkelej integriteti dhe sovraniteti i vendit.
“Nuk ishte problem Treni që vije nga Serbia në Kosovë, por problemi është se pari, nga politika e jonë që ka zhvilluar bisedime politike që nga viti 2012 e ka bërë marrëveshje të papranueshme e tejet të dëmshme për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Nuk ishte problem Treni që vije nga Serbia në Kosovë, por problemi është se pari, nga politika e jonë që ka zhvilluar bisedime politike që nga viti 2012 e ka bërë marrëveshje të papranueshme e tejet të dëmshme për Kosovën!
Se dyti, pse nuk thuhet, nuk është problem Treni si mjet i udhëtarëve, se trena nga Serbia vijnë në Kosovë, por problemi është tek politika shoviniste e agresioni që Serbia po e bënë mbi Kosovën dhe perspektivën e saj.
Se problem ishte ikonografia nacionaliste serbe me të cilën ishte dekoruar Treni!
Se problemi ishte te mesazhet e te porosia që bartë me veti treni politik i Nikoliqit e i Vuqiqit.
E të gjitha këto së bashku shkelnin mbi integritetin e sovranitetin e vendit tonë.
Pse nuk thuhet, Kosova ndaj këtij agresioni serb, o duhet të reagonte o do ta humbte të gjithë atë që e kemi arritur pas qershorit të vitit 1999? Jo vetëm kjo situatë ka treguar e po tregon, por ndoshta kjo ishte kulmi, se politikanët e sotëm te Beogradit, vazhdojnë ta kuptojnë vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës. Ata nuk e kuptojnë gjuhën e delegacionit tonë, që nga mirësia shkoi deri në përulje!
E gjithë politika e më shumë se e 30 viteve të fundit e ka dëshmuar këtë.
Çdo përpjekje për të hequr dorë nga gjuha e forcës, nuk bënë gjë tjetër vetëm se e rikthen politikën tani më të njohur serbe, politikë që është konfirmuar qe sa herë dhe jo vetëm në Kosovë!
Këtij rikthimi i ndihmuan Bisedimet e papërgatitura të Brukselit dhe “marrëveshjet” e arritura atje?! Natyrisht edhe qyqarllëku i atyre që biseduan!
Nga kjo duhet nxjerrë mësimin e duhur! Se a kemi njerëz që nxjerrin mësime kjo është çështje tjetër për të cilën duhet të mendojmë të gjithë shqiptarët?!
Por me stilin e rrahagjokësve, vështirë,! Dhe as me shtyrjet se kush e bëri “namin” më të madh, pse treni nuk hyri në Kosovë, nuk behët gjë !