Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte parashtruar pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë

Kështu ka njoftuar Specialja përmes një njoftimi publik.

Në vendimin i cili u bë publik më 11 qershor, nuk ka ende informacione që tregojnë se Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë, por ekziston rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera ndaj atyre që cilësohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke përfshirë edhe vetë dëshmitarët në këtë çështje.

Ndryshe, Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme