“Jam gati të dorëzohem në Serbi, për lirinë e Haradinajt”

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jon Harrison, i cili ka luftuar vullnetar në Brigadën 138 “Agim Ramadani” në Koshare, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për vendimin e tij për t’iu bashkuar luftës çlirimtare në Kosovë.

Nga përvoja e tij në luftën boshnjake dhe kroate, Harrison ka treguar se serbët kanë kryer krimet më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, për të cilat ka thënë se nuk do të besonte se ka mundur t’i bënte një qenie njerëzore.

Në këtë intervistë, Harrison ka folur edhe për gatishmërinë e tij për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe në këmbim të lirimit të Ramush Haradinajt, ndërsa ka ngritur dyshime duke thënë se Franca nuk ka vepruar e vetme në rastin e tij.

Ndërkohë, ka thënë se nga Gjykata Speciale do të fitojë vetëm populli i Kosovës. Harrison, po ashtu ka treguar edhe arsyen e refuzimit që i është bërë disa herë nga presidenti Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë, ish-ushtari i UÇK-së ka folur edhe sëmundjen e kancerit, me të cilën është diagnostifikuar dhe për të cilën i duhet t’i nënshtrohet operacionit në muajin prill. Për këtë të fundit, atij i duhen edhe gjysma e mjeteve financiare.

Megjithatë, Harrisoni ka thënë se shqiptarët kanë mbledhur shumë ndihma për të, për çka është shprehur shumë falënderues.

I pyetur se si e mori vendimin për t’i hyrë luftës në Kosovë në vitin 1999, Harrison tha:

“Nuk është kurrë dëshirë kur i kërkohet një ushtari të vërtetë që i pëlqen të luftojë që të thotë jo… unë kam pasur dëshirë për të ndihmuar dhe për të fituar. Unë e dija, se mund të ndihmoja me përvojën që kam pasur për të bërë këtë dhe të qëndroja pranë kujtdo që ka për të luftuar për të drejtën e thjeshtë, të lirisë. E dija, se mund të fitoja, sepse kam qenë pjesë e ushtrisë kroate dhe boshnjake më herët, dhe serbët i humbën të dy këto luftëra. Dhe shpirti im i tha “jo”, nuk do të lejoja përsëri në jetën time që serbët të përpiqeshin për të shfarosur një popull të tërë”./Albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme