“Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe të ardhmen!”- E reja shtatzënë në protestë: Anulo projektin, nuk ua lejojmë ta shisni Shqipërinë

Mes mijëra protestuesve para kryeministrisë që kundërshtojnë projektin turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, vëmendje të veçantë mori edhe një e re shtatzënë, e cila u shpreh se kishte dalë në protestë për të ardhmen e fëmijës së saj dhe të vendit.


“Jam shumë e lumtur që jam këtu sot. Jam këtu për gocën që do të vijë në jetë, jam këtu sot për të ardhmen e Shqipërisë” u shpreh ajo.

Sipas saj, qytetarët nuk do të pranojnë, siç tha ajo, “shitjen” e pasurive të vendit për interesa të shtetasve të huaj.

“Jam këtu sot sepse të gjithë ata që e kanë promovuar Shqipërinë e bukur ndër vite, nuk ua lejojmë kurrë që t’ia shesin amerikanëve dhe kushdo që është fshirë pas gjithë kësaj. Shqipëria është e shqiptarëve, Shqipëria është e jona, e imja, e fëmijëve që janë këtu në protestë dhe e atyre që do të vijnë në jetë,” deklaroi ajo.

Në fund të fjalës së saj, ajo përsëriti disa herë thirrjen drejtuar kryeministrit: “Anulo projektin, anulo projektin, anulo projektin.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme