“Jam ujk në s*ks”/ Si përfundoi në pranga pedofili i moshuar nga Shkodra që i shkruante vajzave 14-vjeçare dhe u premtonte para!

Një 65-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë së Shkodrës pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Në pranga ka përfunduar Vehbi Haxhija, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale kërkonte marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt parave.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’. Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura”, sqaroi Policia e Shkodrës.

Bashkëpunëtores së “Fiks Fare” i dërgoi një sms në mesenxher, dhe pas kësaj ai filloi t’i shpjegonte vajzës gjithë procesin e seksit edhe pse ajo ishte prezantuar si 14-vjeçare.

Ai i thotë vajzës se do ta mbajë me para, do t’i blejë rroba dhe telefon mjafton që të kryejnë marrëdhënie seksuale bashkë. Ai e prezanton veten si “ujk të seksit”.

Vajza la takim me të moshuarin në hyrje të Kalasë së Shkodrës dhe në këtë moment gazetarët lajmërojnë edhe Komisariatin e Policisë, në mënyrë që të bëhej arrestimi në flagrancë. Por, i moshuari nuk u paraqit në takim.

Të gjendur në këto kushte gazetarët bashkë me shefin e Krimeve të Komisariatit Shkodër udhëtuan drejt fshatit të tij, ku edhe u bë arrestimi.

Nga këqyrja që ju bë celularit të tij u vu re se vajza me të cilën kishte lënë takim, përveç se i ishte bërë bllok ishin fshirë dhe të gjitha bisedat me të.

Në telefonin e tij kishte biseda të shumta me të mitura, të cilave u premtonte shuma parash në këmbim të marrëdhënieve seksuale./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme