“Janë dashur 26 vite por drejtësia është vënë në vend”

Shpend Ahmeti kujton Enver Hadrin

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka komentuar vrasjen e aktivisti i drejtave të njeriut, Enver Hadri. Hadri. Ai në Facebook ka shkruar se qysh prej kur është vrarë Hadri ka qenë e ditur se këtë e kanë bërë shërbimet serbe/jugosllave “Por, këto ditë gjykata e Belgjikes më në fund shpalli fajtor dhe dënoi vrasësit. Kriminelë të nëntokës ishin angazhuar nga Sigurimi Shtetëror serb për ta vrarë Hadrin.Edhe sot vrasja e Hadrit konsiderohet gabimi më i madh i DB-së sepse Hadri ishte edhe i njohur edhe i “mbrojtur” nga struktura shtetërore belge”, ka shkruar Ahmeti.

Po ashtu ka shtuar se disa nga vrasësit e Hadrit menjëherë nga vetë porositësit e vrasjes së Hadrit e disa janë në ikje si dhe porositësi i këtij krimi Veselin Vukotic i DB është në penzion në Beograd. “Janë dashur 26 vite por drejtësia është vënë në vend. Më shumë se dënimi i dorasve, me rëndësi ka qenë zbardhja e rastit, e që shpresojmë do të zbardh edhe më shumë strukturat kriminale shtetërore të asaj kohe, e mbetjet e të cilit janë edhe sot prezente gjithandej.”, ka përfunduar  Shpend Ahmeti.

Kujtojmë se, Enver HAdri është vrarë në vitin 1990 në Bruksel, kurse pas 26 viteve është bërë zbardhja e rastit të vrasjes së tij  ku Gjykata Penale e Brukselit i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me burg të përjetshëm vrasësit e Enver Hadrit./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme