Janeva: Më vjen mirë që institucionet e drejtësisë më në fund janë zgjuar nga koma

Prokurorja Speciale Katica Janeva braktisi mbledhjen e Komisionit për sistem politik ku në rend dite ishte raporti gjashtëmujor i PPS.

“Kjo është mobing klasik, unë më nuk vij, do të paraqitem vetëm në seancë plenare”, theksoi Janeva. Ajo u largua pasi që ishte detyruar ta dëgjojë për dy orë deputeten e VMRO-DPMNE, Vladanka Aviroviq, e cila përmes pyetjeve të deputetëve kërkonte kompetencë, detaje për financa dhe angazhim të ekspertëve.

“Unë nuk jam Supermen, unë jam njeri, ndërsa raporti është pasqyrë e punës së PPS. Hetimet vërtetuan se deri tani gjatë 10 viteve të fundit asnjë prokuror nuk ka arsyetuar një raport të tillë, ndërsa gjatë pesë viteve të fundit asnjë prokurorë nuk ka dorëzuar raport të tillë. Më vjen mirë që disa institucione më në fund janë zgjuar nga koma si Gjykata Supreme, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve”, theksoi Janeva.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme